Top Channel/ Tërmeti në Greqi, goditen ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 2 viteve më parë në Devoll

3 Просмотры
Издатель
Pas lëkundjeve të tërmetit të natës së kaluar dhjetëra familje kanë qëndruar gjatë natës në qiell të hapur.


Banesat e dëmtuara një herë nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019 këtë herë janë dëmtuara përsëri dhe rrezikojnë shembjen.

Tërmeti me epiqendër në Greqi i shkallës rihter shkaktoi lëkundje të forta edhe në fshatrat kufitare të Devollit, ndërsa në disa shtëpi janë thelluar edhe më shumë dëmet. Një pjesë e banorëve që jetojnë ende brenda tyre tashmë tremben për jetën e tyre pasi muret e tavanet u janë çarë dhe mund të bien në çdo moment.

Pas tërmetit grupet e ekspertëve kanë nisur verifikimet ndërsa kryebashkiaku i Devollit pohon se janë dëmtuar përsëri disa nga banesat që janë prekur nga tërmet i 2 viteve më parë.

Përveç fshatit Vidohovë si pasojë e tërmetit janë shkaktuar dëme edhe në disa banesa në fshatrat e tjerë, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë pasi e kanë të pamundur jetesën brenda tyre.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Greqi#Termet#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.