Top Channel/ Tragjedi në Mesdhe-mbytet anija me emigrantë, nuk mbijeton asnjë!

3 Просмотры
Издатель
Tragjeditë e emigrantëve në Mesdhe janë rikthyer me mbytjen e një anije të enjten ne Gjirin e Libisw, ku humbën jetën dhjetëra vetë. Organizata ndërkombëtare e emigracionit njoftoi se pas orësh të tëra kërkimi, frika e rojeve bregdetare, fatkeqësisht u bë realitet. Ekipi I anijes së tyre është kthyer në dëshmitar të pasojave të tmerrshme të fundojsjes së anijes së vogël, e cila thuhet të ketë pasur rreth 130 persona në bord. Që në momentin e mbërritjes, rojet panë 10 trupa duke pluskuar dhe nuk gjetën asnjë të mbijetuar. Ata morën sinjalizime edhe për dy gomone në vështirësi për shkak të detit të trazuar me dallgë të larta, që vështirësuan përpjekjet e shpëtimit. Nw 21 prill, organizata nuk arriti te gjente një varkë prej druri me 40 persona në të, ndwrsa disa ditw mw parw tw paktën 41 persona vdiqwn kur një anije migrantësh është përmbytur në gjirin e Tunizisë.

“ Më shumë se 350 vetë kanë humbur jetën deri tani në këtë pjesë të detit, pa llogaritur ata dhjetëra që vdiqën në anijen e mbytur së fundi”, thanë drejtues të NGO-së, të cilët shprehën keqardhjen e thellë për jetët e humbura e I drejtuan dhe një tjetër apel shteteve për të dërguar më shumë anije shpëtimi në detin Mesdhe.


Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.