Top Channel/ “Ti mprehin sopatat, lopatat e sfurqet për të dielën”/ Meta thirrje qytetarëve

3 Просмотры
Издатель
Presidenti Ilit Meta në një konferencë të fundit për shtyp , u shfaq tejet i ashpër pas incidentit në Fier të LSi me heqjen e banderolave.


Ai e nisi fjalën duke thënë se kryetari i bashkisë së Fierit do shkojë në burg, “por jo vetëm për këtë po se ka bërë shkelje shumë të rënda”.

Ndërsa i bëri apel Kejdi Mehmetaj që të flasë me Ruçin për këtë gjë, Meta u bëri një thirrje të pazakontë banorëve të qarkut Fier që të ngrihen me sfurqe e sopata në rast prekje votash.

Meta: Fol me Ruçin Kejdi, hiqini banderolat tuaja derisa të mbarojë mitingu Ramës, dhe pastaj vëreni prapë, se nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri, se qytetarët e dinë ç’ka bërë ai kryetari, dhe do u japë dënimin me votë plebishitare.

Tani unë meqë për dy ore do iki në Vlorë dhe do kaloj në Fier, do iki vetë t’ja vë posterat e tij që të kënaqet ai, provokator i qelbur që kërkon të prishë ditën e dielës.

Ti mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sopatat t’i mprehin e t’i kenë gati për të dielën dhe po u prek vota, do dalin kundër me presidentin në krye qytetarët e Fierit dhe Mallastrës.

Se ky është problemi, që më vonë të thonë që kjo u bë me urdhër të Metës, se kështu thonë.

Tani dua ti them kryerilindasit, shumë mirë bërë që i arrestove ata të tre të Kavajës, po t’i vetë i dërgove ata në Kavajë , këta horra, njëri i lidhur me narkotrafikun , se ti vdes për këta.

Ndërkohë që Meta bëri dhe një premtim. Ai tha se nëse mazhoranca arrin të fitojë ndershmërisht 71 mandate, mandatin e 72 të tijin ai do ua japë vetë:

Nuk dua më asnjë pikë gjaku , as pikë loti për zgjedhjet, secili të votojë siç do, nëse merr 71 mandate në mënyrë të ndershme Rama , do t’i jap dhe të presidentit vetë. Ama nëse preket një votë të gjejë vend e të futet.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#IlirMeta#Fushata#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.