Top Channel/ Presidenti ukrainas “i lutet” Putinit: “ Hajde të flasim”!!

0 Просмотры
Издатель
Në mesin e përshkallëzimit të tensioneve mes Kievit e Moskës, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i kërkoi shefit të Kremlinit, Vladimir Putin të takohen për bisedime në zonën e konfliktit, në rajonin e Donbasit, me qëllimin t`I japing fund këtij ngërci. Zelenski e bëri ftesën e tij gjatë një mesazhi video të përcjellë mbrëmjen e së martës, në të cilën I kërkonte njëkohësisht mbështetësve perëndimorë të Kievit të dërgonin sinjale të qarta se janë të gatshëmë ta mbështesin vendin e tij në këtë përballje me Rusinë. Kievi dhe Moska ia hedhin fajin njëri tjetrin për ripërtëritjen e dhunës në Donbas, ku forcat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura prej rusëve që nga viti 2014. Gati 14 mijë persona llogaritet të kenë humbur jetën në këtë konflikt. “ Zoti Putin, jam gati të shkoj një hap më tej e t`ju ftoj të takohemi ku të doni në rajonin e Donbasit, ku po zhvillohet një luftë”, tha Zelenski. Tensionet në kufi e shtynë Ukrainës të kërkonte pranimun sa më shpejtë në radhët e Natos. Kievi I bëri po ashtu thirrje BE-së të vendosë sanksione të reja ekonomike mbi Moskën, edhe pse e pranoi më pas se blloku mund të mos jetë ende I përgatitur për një gjë të tillë. “ Qytetarët tanë kanë nevojë për sinjale të qarta se në vitin e tetë të luftës, një vend si ky I yni që është mburojë për Europën me koston e jetëve te tij, do të marrë mbështetje jo vetëm si partnerë, sic jemi aktualisht, por si lojtarë të të njëjti ekip, atje jashtë në terren krah për krah me njëri-tjetrin”, ishte mesazhi I Zelenskit.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#VolodimirZelensky#VladimirPutin#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.