Top Channel/ Presidenti Meta vizitë aktivistit të PD në spitalin e Durrësit: Të hetohet ngjarja

0 Просмотры
Издатель
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në mesnatë aktivistin e e Partisë Demokratike, Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë.

Meta i uroi Okshtunit shërim sa më të shpejtë dhe shprehi mbështetje për të dhe familjarët e tij. Gjithashtu presidenti i bëri thirrje Prokurorisë dhe Policisë që kjo ngjarje të hetohet sa më shpejt dhe dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook Meta sulmoi PS duke thënë që po shkojmë drejt referendumit të 25 Prillit për të rivendosur demokracinë dhe shtetin ligjor, për një Shqipëri të çliruar nga bandat dhe korrupsioni.

Postimi i plotë i Metës në Facebook:

Nuk mund të mos vizitoja në spitalin e Durrësit aktivistin e Partisë Demokratike, Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë.

I urova shërim sa më të shpejtë, si dhe i shpreha nënës dhe familjarëve të tij të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time.
I falënderova mjekët e Durrësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e dëshmuar, që Bledari të ketë tashmë një gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

U bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë, që ky krim i shëmtuar zgjedhor të hetohet me shpejtësi, si dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë dhe të dalin para drejtësisë.

Me qetësi dhe vendosmëri të shkojmë të gjithë drejt Referendumit të 25 Prillit për të rivendosur demokracinë dhe shtetin ligjor, për një Shqipëri të çliruar nga bandat dhe korrupsioni, ku vajzat dhe djemtë e nënave të dhembshura, të mos detyrohen të largohen, por të jetojnë të qetë dhe plot shpresë për të ardhmen e tyre në Atdheun tonë të dashur.

Mezi pres të takohem me Bledarin sapo ai të dalë nga spitali.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.