Top Channel/ Fryn ere konflikti, Izraeli nis ushtrinë drejt Lartësive Golan

3 Просмотры
Издатель
Pas sulmit me raketa nga Siria, Izraeli ka dislokuar njësi ushtarake topa artilerie në lartësitë Golan. Pamjet filmike treguan pozicionimin e trupave në afërsi të Moshav Sha'al. Goditja me raketat që përfunduan pranë një reaktori bërthamo, erdhi në një kohë përshkallëzimi të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit që premton të hakmerret pas atij qe e cilesoi si akt sabotazhi në centralin e tij bërthamor të Natanzit. Për një kohë të gjatë, Siria ka qenë kundërshtari më i rrezikshëm ushtarak i Izraelit. Por me kolapsin e sistemit shtetëror sirian dhe kaosit që përfshiu vendin pas luftës së gjatë civile, vëmendja e shtetit hebre u kthye më shumë nga Irani që po përpiqet të zgjerojë kufijtë e ndikimit të tij në rajon. Lartësitë Golan, Izraeli i mori nën kontroll nga Siria gjatë luftës së vitit 1967. Njohja e këtij territori si pjesë e shtetit hebre ishte një nga vendimet e ish presidentit amerikan, Donald Trump, dicka që u përshkrua asokohe nga zyrtarë të administratës së tij si levizje me rëndësi historike e thjesht një njohje e realitetit. Aneksimi i lartësive Golan sakaq nuk është njohur ndërkombëtarisht; kjo tokë konsiderohet si e pushtuar, por jo një zonë mbi të cilën Izraeli gëzon sovranitet.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Israel#Golan#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.