Top Channel/ Franca, në prag të luftës civile! 20 ish-gjeneralë paralajmërojnë Macron!

2 Просмотры
Издатель
Ish gjeneralë dhe personel ushtarak në Francë kanë paralajmëruar përmes një letre Presidentin Emmanuel Macron se duhet vepruar kundër rreziqeve të urrejtjes nga tensionet sociale dhe ekstremizmi fetar, në të kundërt, vendi mund të përballet në të ardhmen me një situatë të ngjashme me luftën civile. Letra e hapur ishte iniciativë e oficerit në pension të xhandarmërisë Jean-Pierre Fabre-Bernadac. Ajo u botua në blogun e tij Place Armes, një komunitet në internet i personelit ushtarak. 20 gjeneralë në pension kanë vënë firmën e tyre r po ashtu edhe më shumë se zyrtarë të rangjeve të ndryshme në ushtri, polici dhe xhandarmëri, të cilët thonë se nuk mund të qëndrojnë "indiferentë" në rrethanat aktuale e të kthehen në "spektatorë pasivë" .“Rreziqet po shtohen, dhuna po rritet dita ditës. Kush do të kishte parashikuar dhjetë vjet më parë që një profesori një ditë do t’i pritej koka teksa linte kolegjin?, ” shtrohet pyetja në letrën që vë në dukje edhe problemet sociale në rritje, ekstremizmin fetar dhe fanatizmin. Aty nënvizohet po ashtu se islamizmi në Francë ka rezultuar në një përpjekje për të krijuar zona "ku nuk zbatohen ligjet e Republikës" dhe "për t`I transformuar ato në territore që i nënshtrohen dogmave në kundërshtim me kushtetutën tonë". Firmëtaret pretendojnë se pushteti e ka përdorur policinë si “dash kurbani” nëpër demonstrate si ato jelekëverdhëve përmes të cilave populli francez po shpreh dëshpërimin. Letra inkurajon qeverinë të lëvizë përtej "një heshtjeje fajtore” dhe të hidhet në veprim, përndryshe si thuhet, do të jetë përgjegjëse për një luftë të mundshme civile dhe vdekje të shkaktuara nga kaosi në rritje.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#France#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.