Top Channel/ Ankaraja thirrje SHBA-së, “ Mos ndërhyni në raportet tona me Greqinë”

3 Просмотры
Издатель
Përpos përplasjes me ministrin e jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, të cilën shefi I diplomacisë greke Nikos Dendias u përpoq më pas ta zbuste me një ftesë për homologun për një takim në Athinë, intervista me tone të ulura që ai dha në mediat greke, nxorri në pak një zhvillim shqetësues për Ankaranë. Dendias informoi se Greqia dhe Shtetet e Bashkuara po negociojnë per rinovimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë të Mbrojtjes (MDCA) dhe planet janë që ajo të firmoset përpara fundit të kësaj vere.“Duhet të theksoj gjithashtu se përtej detajeve teknike të rinovimit të ujdisë, rëndësia e saj qëndron në rolin strategjik që Shtetet e Bashkuara i atribuojnë Greqisë. Dhe kjo është shumë më e madhe se shumë çështje që do të përfshihen në marrëveshjen e rinovuar, "deklaroi ministry I jashtëm grek. Edhe pse ai nuk dha detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes së rishikuar, ka shumë të ngjarë që ajo ta përmirësojë akoma më tej bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve, një zhvillim të cilin Turqia po e ndjek me vëmendje prej disa kohësh. Disa ekspertë turq, të cituar nga mediat vendase, argumentojnë se SHBA po kalon nga Turqia tek Greqia si partner ushtarak rajonal,e kjo për shkak të fërkimeve në rritje me Ankaranë. Së bashku me shitjet ushtarake miliarda dollarëshe, Amerika besohet se po planifikon të dërgojë në Greqi edhe dhjetëra helikopterë luftarake e qindar tanke. Këtë trend të ri, në kryeqytetin turk po e vëzhgojnë me kujdes. Çavuşoğlu pohoi së fundi se e kishte ngritur këtë shqetësim gjatë takimit me sekretarin amerikane të shtetit, Anthony Blinken, të cilit I kujtoi se Shtetet e Bashkuara deri tani kanë ruajtur një marrëdhënie të balansuar, dhe se kjo gjë, nuk duhet të ndryshojë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Turkey#Greece#TopChannel
Категория
Другие игры
Комментариев нет.